Gjenden mbetje mortore në Gjakovë

Policia e Kosovës ka njoftuar për gjetje të mbetjeve mortore në Gjakovë.

Në raportin 24 orësh thuhet se një person ka njoftuar policinë se gjatë hapjes së themeleve të një objekti ka gjetur disa kocka që dyshohet se janë të njeriut.

“GJETJE E MBETJEVE MORTORE/Gjakovë 12.02.2023 – 16:05. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se gjatë hapjes së themeleve të një objekti ka gjetur disa kocka që dyshohet se janë të njeriut”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë rasti në procedurë hetimore.