Istog

Gjenden eshtra të njeriut në fshatin Zallq të Istogut

Në fshatin Zallq të Istogut, një person ka raportuar se derisa po gërmonte tokën, ka hasur në disa eshtra të njeriut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në fshatin Zallq të Istogut, një person ka raportuar se derisa ishte duke gërmuar tokën kishte hasur në eshtra të njeriut.

Lidhur me këtë ngjarje, janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se deri sa kishte qenë duke gërmuar tokën, kishte hasur në disa eshtra te njeriut. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK’së.