Gjenden dy personat e humbur në Kaçanik – kjo është gjendja e tyre shëndetësore

Më herët u raportua për zhdukjen e një femre dhe një mashkull që ishin zhdukur sot nga ora 14:00 e mesditës në fshatin Shtrazhë të Kaçanikut.

Por ata tashmë janë gjetur.

Këtë e ka konfirmuar Nazmi Hasanramaj, kryetar i Klubit Alpin Prishtina.

“I kemi gjetë, jemi duke u kthyer tek baza. Mirë janë me shëndet, e kanë ndezur një zjarrë deri t’i gjen dikush”, ka thënë shkurt ai.

Edhe policia e ka konfirmuar gjetjen e tyre.

“I gjetëm dy personat e humbur. I kemi gjetur në afërsi të fshtatit Dubravë. Gjendja e tyre është e mirë përveç që kanë pasur shqetësime që nuk e kanë njohur terrenin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. /Ballkani.info/