Gjenden dy persona të mbytur në Fier

Në orët e vona të së enjtes është gjetur në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec trupi i një personi te dekompozuar, i gjinisë mashkullore.

Ai është konstatuar nga dy peshkatarë të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij misteri..

Ndërsa po sot, një 73-vjeçar nga Lushnja u gjet i mbytur në plazhin e Divjakës. Dyshohet se i ndjeri ka pësuar atak kardiak pas hyrjes ne det, njofton tvklan.