Gjenden barna të ndaluara në autobus, arrestohet shoferi

Policia njofton se në pikën kufitare në Vërmicë gjatë kontrollimit të një autobusi në bagazh janë gjetur dhe janë sekuestruar një paketim me 580 pako barna Stilnox-Zolpidem 10 mg (të ndaluara si barna psikotrope).

I dyshuari, shoferi i autobusit është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

loading…