Gjen një mjet të pashpërthyer në oborrin e shtëpisë

Gjatë ditës së djeshme në Lipjan një person në oborrin e tij ka gjetur një mjet të pashpërthyer.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në ora 11:30 në qytetin e Lipjanit një person ka raportuar se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në oborrin e tij.

Sipas raportit, personi gjatë pastrimit të oborrit të tij kishte hasur në këtë mjet shpërthyes dhe menjëherë kishte lajmëruar policinë.

Njësitë përkatëse policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësit për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.