Gjen letrën në shishe derisa po peshkonte, ajo kishte “lundruar” nëpër Australi për 50 vite

Peshkatari Pol Elliot ka njoftuar se është duke kërkuar autorit të letrës së vendosur në një shishe, të cilën e ka gjetur në bregun jugor të Australisë për të cilën thotë se është 50 vite e vjetër, shkruan AP.

Ai dhe djali i tij kanë gjetur shishen derisa po peshkonin, e siç ka thënë autori i letrës është Paul Gibson, që e ka përshkruar veten si një djalosh 13-vjeç nga Anglia i cili kishte udhëtuar me anije nga qyteti Freemantle në perëndim të Melbourne, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, eksperti i oqeaneve David Griffin ka habitur të gjithë kur tha se shishja nuk ka mundur të “lundroj” për 50 vite në jug të Australisë, pasi që “oqeani nuk është i qetë”.

Sipas tij shishja sipas gjitha gjasave është groposur në rërën e plazhit, e më pas ishte stuhia që e kishte tërhequr në det.

“Po të ishte hedhur në det në jug të Australisë, nuk do të kishte gjasa që të qëndronte në të njëjtin vend më gjatë sesa një ose dy vite”, ka shtuar Griffin.

Siç raportohet qindra britanikë kishin emigruar në Australi gjatë viteve të 60-ta, por vetëm një e katërta e tyre ishin rikthyer në Britani të Madhe, pasi që Australia nuk ua kishte përmbushur pritjet e tyre.

loading…