Gjellë nga furra: Kështu romët përgatisin gjyveçin me pulë!

Një pjatë e vërtetë për gjithë familjen

Përbërësit׃

– 1 kg kofshë pule,
– 3 qepë,
– 3 domate të mëdha,
– 3 kokë hudhra,
– 100 gr oriz,
– 15 deri në 20 speca,
– 1 karotë e madhe,
– vaj,
– kripë,
– erëza të thata,
– piper.

Përgatitja׃

Pritini sa më afër kockave për ta bërë më të lehtë skuqjen, më pas i hidhni erëza.

E skuqni pak në vaj. Më pas e nxirrni në një pjatë dhe në vajin në të cilin është pjekur mishi hidhni qepën e grirë hollë.

Kur qepa të marrë ngjyrë të verdhë, shtoni speca të grirë hollë. Kur qepa dhe specat të zbuten, shtoni domatet e qëruara dhe më pas karotën e grirë dhe erëzat.

Shtoni orizin dhe përzieni. Pas disa minutash, shtoni pulën dhe derdhni ujë për të njomur gjithçka.

Piqeni në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.