Në qytetin Roshfor në juglindje të Francës, mbrëmë ka filluar në gjykim i pazakontë të gjelit Moris i cili kishte “kokorisur” zhurmshëm dhe shumë herët, për këtë shkak ka shqetësuar fqinjët të cilët kishin ngritur padi kundër pronarit, përcjell “France Info”.

Në gjykatë është paraqitur pronarja e Morisit, Korin Feso, e cila para gazetarëve në gjykatë ka thënë se, nëse Morisi do të dinte të fliste do të thoshe:

“Më lërni të këndoj i qetë”.

Moris nuk është paraqitur personalisht në gjykatë, mirëpo ka fituar përkrahje nga gjela të pronarëve tjerë që I kishin sjell para gjykatës në shenjë përkrahje.

Përkrahjen më të madhe i kishin ofruar gjeli Atila, Kazanova, Zhan-Rene, janë shprehur pronarët e tyre.

Gjykata ka njoftuar se aktvendimi do të sillet më 5 shtator, ndërsa deri atëherë fqinjët e shqetësuar duhet të presin.

Fqinjët, një çift penzionerësh, kanë vendosur të padisin gjeli, siç kan thënë: Disa herë e kishin paralajmëruar pronaren e gjelit, Korin Fesi që të gjejë një zgjidhje që ti mbyllë gojën gjelit.

Moris është i ngaruar nga gjykata për veprën, shqetësim i zhurmshëm sepse fillonte të kokorisje që para orës 6 të mëngjesit.

loading…