Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rita e ka vizituar varrin e gjyshit dhe ka takuar disa nga të afërmit.
Këngëtarja Rita Ora ishte në Kosovë në kuadër të një misioni bamirës në bashkëpunim me UNICEF-in.

Gjatë qëndrimit të saj tre ditor në vendlindje, Rita e ka shfrytëzuar rastin që së bashku me prindërit të takohet edhe me familjarët, miqtë e ngushtë e ta vizitoi edhe varrin e gjyshit.

Kjo u bë e ditur nga babai i këngëtares, Besnik Sahatçiu, i cili i ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram.

“08-11 prill vizita bamirëse në Unicef ​​/ Prishtinë Kosovë dhe vizita në shtëpi e të afërmve dhe miqve të ngushtë. ???”, ka shkruar ai pranë fotografive të postuara.
https://www.instagram.com/p/BwPX1kED0Qg/?utm_source=ig_web_button_share_sheet