Gjatë gjithë jetës i keni ngrënë dredhëzat gabimisht dhe keni rrezikuar shumë

Bëni bashkë dredhëzat e artikujt të cilët nuk janë të thartë dhe kanë përqindje të ulët sheqeri

Dredhëzat janë të pasura me antioksidante dhe janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Përmbajnë vitaminë C, kalium, fibra dhe pak kalori. Mirëpo, nëse e teproni mund të jenë fatale për një pjesë të trupit tuaj.

Shumë artikuj ushqimorë, duke i përfshirë edhe dredhëzat, janë të pasura me thartirë folike dhe konsumimi shpeshtë i artikujve të thartë mund të çojë në erozionin e dhëmbëve.

Fjala është për gjendjen e cila shkatërron shtresën mbrojtëse të zmaltit të dhëmbëve tanë. Njëherë kur e humbin zmaltin, ai më nuk përtërihet dhe kjo mund të çojë deri në probleme të shumta shëndetësore me dhëmbë, por, në rastin më të keq, edhe në humbjen e tyre.

Fatmirësisht, ekzistojnë gjëra të caktuara të cilat mund t’i bëni në mënyrë që t’i mbroni dhëmbët:

Hani mençur

Arrat, spinaqi, bananet, mollët dhe produktet e qumështit janë zgjedhje e mirë. Mos hani vazhdimisht gjatë ditës. Prisni disa orë pasi të hani dredhëza, në mënyrë që pështyma të neutralizojë dhe të përmirësojë zmaltin.

Shpëlani pas ngrënies

Shpëlarja e gojës me ujë neutralizon thartirën.

Mos i lani dhëmbët

Abrazivët në pastën e dhëmbëve munden edhe më shumë të dëmtojnë zmaltin. Prisni së paku 30 minuta para se të filloni t’i lani dhëmbët.