Në fshati Ozdrim të Pejës janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femër.
Ata kanë sulmuar zyrtarët policorë derisa ishin në bastisje – kontrolle të shtëpisë së tyre me urdhëresë të gjykatës.
“Në shtëpinë e të dyshuarve si dëshmi janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me 25 fishekë, 13 fishekë të llojeve të ndryshme, një karikator i zbrazët dhe një gëzhojë e fishekut”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Pas intervistimit tre të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.







