Gjasula mposht Rashicën

Paderborni i Klaus Gjasulës ka shënuar fitoren e dytë të stinorit të dielën, duke triumfuar 1:0 si mysafir i Werder Bremenit të Milot Rashicës.

Me fitoren e shënuar, Paderborni është larguar nga pozita e fundit në renditje pas 14 xhirove në Bundesligë të Gjermanisë, shkruan Koha Ditore. Gjasula ishte titullar të dielën dhe luajti 84 minuta, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë.

Rashica në anën tjetër luajti tërë ndeshjen për Werderin, por nuk arriti të gjente golin. Pas 14 xhirove Paderborni është në pozitë të parafundit, atë të 17-të me tetë pikë. Werderi zë vendin e 14-të me 14 pikë.

Admir Mehmedi të shtunën luajti 60 minuta në humbjen 1:0 që Wolfsburgu e pësoi si mysafir i Freiburgut. Ndërkohë për Freiburgun në stol ishte Amir Abrashi.