Maqedoni

Gjashtë vjet burg për ish-ministren e Brendshme të Maqedonisë, Jankulloska

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Gordana Jankulloska u dënua me gjashtë vjet burg për furnizimin e “mercedezit luksos” C600 për të cilin Prokuroria Speciale Publike ngriti aktakuzën e njohur si rasti “Tank”. Aktgjykimin sot në mesditë e shqiptoi kryetarja e Këshillit gjyqësor Dobrilla Kacarska.

Jankulloska nuk mori pjesë në shqiptimin e aktgjykimit. Në seancë ishin vetëm avokatët e saj dhe përfaqësuesit e PSP-së.

Gjykimi për Jankulloskën, që para disa muajve u veçua si procedurë për shkak të shtatzënisë së saj, filloi në fund të muajit gusht të këtij viti, pasi e pandehura kishte lindur.

Në “Tank” tani më janë dënuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burg dhe ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg, për furnizimin e automjetet të blinduar “Mercedes C600 Gard” me vlerë prej 600.000 eurosh.

Të dy paraqitën ankimime në Gjykatën e Apelit për gjatësinë e dënimeve. Apelacioni të premten njoftoi se ankimimi i Gruevskit nuk është pranuar dhe i konformoi dënimin me burg prej dy vitesh. Popovskit aktgjykimi iu ndryshuar në katër vjet e gjysmë.