Trendet

Gjashtë trendet e pranverës 2019 që do t’i shihni sezonën e ardhshme

Muaji i modës ka mbaruar zyrtarisht! Mos mendoni se e kemi gabim: Ne pëlqejmë të shkojmë në shfaqjet e shumta dhe prezantimet e ndryshme.

Shkuarja në mbrëmjet e modës për t’i parë gjërat e bukura që janë prezantuar, janë një nga detyrat e dizajnerëve të modë, transmeton Telegrafi.

Por pjesa më e mirë e mbylljes është koha e pushimit dhe periudha për të menduar për të gjitha koleksionet që i kemi parë.

Këtë herë në Javën e Modës të Nju Jorkut kishte energji, sepse aty ishte një ndjenjë e komunitetit – ndjenja e përkatësisë së grupit është ajo çka e shpëtoi këtë event të modës.

Të gjithë dizajnerët e rinj që treguan  koleksionet e tyre kishin marrë nota të larta. Në anën tjetër, Londra ishte e paparë si gjithmonë. Riccardo Tisci dhe krijimet e tij për Burrbery ishin nga më të dalluarat.

Milano na dha momente të prekshme si gjithmonë. Falënderimi përfshin Prada-n dhe Versace-n. Dhe Parisi si gjithmonë. Kreativiteti është i bollshëm atje. Ne kurrë nuk kemi fjalë të mjaftueshme për të shpjeguar javën e modës në Paris.

Sidoqoftë, duke i parë sfilatat e të gjithave ne kemi zgjedhur disa trende më favorite. Disa mund të vishen por disa jo. Por sidoqoftë, kjo quhet modë!