Gjashtë të vrarë nga shpërthimi në Kabul të Afganistanit

Zyrtarët policorë në Afganistan kanë njoftuar se së paku gjashtë persona janë vrarë nga një shpërthim që ndodhi në qendër të kryeqytetit të këtij shteti, Kabul.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm të përgjakshëm.

“Jemi duke zhvilluar hetime nëse ka qenë sulm vetëvrasës apo nëse një bombë magnetike është vendosur në një motoçikletë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi.

Në një incident tjetër, 24 persona u vranë në një shpërthim gjatë fushatës zgjedhore të presidentit afgan, Ashraf Ghani.

Komandantët talibanë janë zotuar se do t’i shtojnë përleshjet me forcat afgane për ta bllokuar procesin e votimit në zgjedhjet e 28 shtatorit, në të cilat presidenti i tanishëm po e kërkon mandatin e dytë, shkruan “Reuters”.

loading…