Numri i vdekjeve në Kosovë ka shkuar në 130, kështu në 24 orët e fundit janë shënuar 6 viktima.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani përmes një konference për media ku thotë se numri total i viktimave ka arritur në 130.

Sot janë shënuar edhe 145 raste pozitive me Covid-19, ndërsa 171 pacientë janë shëruar. /Ballkani.info/