Gjashtë persona u gjetën të vdekur në një fshat të largët në Japoni, pesë prej të cilëve ishin anëtarë të së njëjtës familje. Të vdekurit u gjetën në një shtëpi që ndodhej afër një ferme kafshësh. Policia tha se më vonë e ka gjetur trupin e një personi tjetër, i cili besohet se kishte kërcyer ose kishte rënë nga një urë.
Fshati ku ka ndodhur tragjedia ka 12 mijë banorë dhe është një pikë e famshme turistike. Hetuesit thanë se së pari e gjetën trupin e një femre jashtë shtëpisë, ndërsa pesë trupat tjerë u gjetën brenda saj. Mediat kanë raportuar se trupat e disa viktimave ishin të therur me mjete të mprehta. Policia arrita t’i identifikojë tri prej viktimave, ndërsa emrat e tre të tjerëve nuk u publikuan.
Policia shkoi për ta kontrolluar shtëpinë pasi fqinji i tyre tha se thirrjet e tij ndaj tyre nuk merrnin përgjigje. Kjo ngjarje ka ngjallur frikë në mesin e banorëve të fshatit, ndërsa zyrtarët lokalë i kanë këshilluar banorët që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i marrin fëmijët nga shkolla. Vrasjet masive janë të rralla në Japoni. Ky vend vlerësohet si një ndër vendet më të sigurta në botë, shkruan “The Guardian”







