Gjashtë të vdekur në Kosovë nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se 6 persona kanë ndërruar jetë në Kosovë pasi janë infektuar me Covid-19. Numri total i të vdekur ka shkuar në 108.

“Numri total i rasteve pozitive është 5.118 raste nga 28.640 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 108 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në raport.

Ndërkohë janë konfirmuar edhe 187 raste të reja me Covid-19, ndërsa 103 persona janë shëruar.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 92 raste, komuna Pejë 12 raste, komuna Gjakovë 12 raste, komuna Lipjan 11 raste, komuna Drenas 8 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Istog, Mitrovicë e Veriut, Rahovec dhe Shtime.