Gjashtë të lënduar pas bombardimit të ndërtesës së Qeverisë në Kharkiv të Ukrainës

Të paktën gjashtë persona përfshirë edhe një fëmijë, u plagosën në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim në Telegram.

Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare, sipas videove të publikuara nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe zyrtarë të qeverisë ukrainase.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.