Gjashtë persona janë lënduar nga një aksident që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, sot rreth orës 18:00, raporton Ballkani.info.
Këtë për Ballkani.info e konfirmoi Flora Ahmeti, zëdhënëse në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe se në këtë aksident janë të përfshira tri vetura.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, tha Ahmeti.
Ahmeti gjithashtu njoftoi se njësiti i trafikut po merret me rastin./Ballkani.info/
loading…







