Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Deçan saktësisht në fshatin Dujakë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka treguar se personat e lënduar pas trajtimit mjekësor janë liruar nga spitali.

 “Sonte rreth orës 19:30 në rrugën Gjakovë-Deçan, në fshatin Dujakë, ka ndodhur aksident trafiku ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjashtë persona. Personat pas trajtimit mjekësor janë liruar nga spitali. Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor “- tha Elezaj.