Jarinjë

Gjashtë shtetas të huaj pa dokumente hasen në Jarinjë të Epërme

Mbrëmjen e së shtunës gjatë një kontrolle nga njësitë policore në Jarinjë të Epërme është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa vendore, ku po drejtohej nga një person kosovar.

Gjatë kontrollit në veturë kanë qenë gjashtë persona shtetas të huaj pa dokumente.

“KONTRABANDIM ME MIGRANTË/ Jarinje e Epërme. 16.09.2023 – 10:19. Njësitë policore gjatë një pike kontrolli kanë ndalur një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturë janë hasur gjashtë persona shtetas të huaj pa dokumente”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit, pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat trajtohen nga njësia e Migrimit./Ballkani.info