Gjashtë shenjat që tregojnë se partneri juaj po iu tradhton

Ju mund t’i keni dyshuar ata për ca kohë, por si mund ta kuptoni me siguri nëse partneri juaj po mashtron?

Ndërsa mund të jeni të prirur të kontrolloni telefonin e tyre ose të hakoni llogaritë e tyre në rrjetet sociale, duket se shumica e bashkëshortëve mashtrues, nuk shfaqin shenja për pabesinë e tyre.

Sipas David King, drejtor menaxhues për hetime – një hetues privat australian – ekzistojnë gjashtë shenja që mund të sugjerojnë që partneri juaj të jetë jo besnik, dhe se 80 përqind e kohës intuita juaj ka të drejtë.

Duke folur për Daily Mail, King zbuloi se një nga shenjat është një ndryshim i çuditshëm në sjellje i cili zakonisht lidhet me mënyrën se si duken.

Në mënyrë të ngjashme, përdorimi i dyshimtë i telefonit celular, siç është vendosja e një fjalëkalimi të ri është gjithashtu një flamur i kuq.

Sjellja në mënyrë irracionale dhe zënkat e shpeshta janë po ashtu rezultat i tradhtisë.

Nëse këto shenja nuk janë të mjaftueshme për të ekspozuar bashkëshortin tuaj, King thotë se mund të jetë koha për të sjellë një profesionist i cili mund të kapë partnerin tuaj duke përdorur mjete mjeko-ligjore, kamera të fshehura dhe madje edhe pajisje për shikim gjatë natës.

loading…