Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Koronavirus, shkruan ballkani.info
Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Postimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 242 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta
23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
4 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Kanë lindur 4 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.
242 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,447
analiza, ndërsa janë kryer 9 operacione.
78 shërbime Radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe atë 4 Rëntgena, 58 EHO dhe 16 CT-ja.
Aktualisht po trajtohen 24 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.







