Gjashtë nga të shëruarit me COVID-19 në Kosovë janë mbi 60-vjeç

Gjashtë nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri prej këtyre i moshës 80-vjeçare.

Infektologu Valbon Krasniqi tha se në mesin e 23 pacientëve të parë të shëruar nga COVID-19 në Klinikën Infektive, 6 nga ta janë të moshës mbi 60 vjeç, e njëri prej këtyre i moshës 80-vjeçare.

Sipas tij, ky është një fillim i mirë që i frymëzon profesionistët e i bën të besojnë se jemi në rrugë të mirë.

Megjithatë, doktor Krasniqi kujtoi se periudha më e rëndësishme është përpara nesh.

“Tani më kemi hyrë në javën e katërt që prej se kemi konfirmuar rastet e para në Kosovë, dhe fundi i javës së ardhshme – gjysma e muajit prill mund të jetë vendimtare për fatin e epidemisë në vendin tonë. Prandaj të kemi durim edhe pak, të zbatojmë në nivel maksimal kujdesin për higjienën personale e të qëndrojmë në shtëpi”, tha Krasniqi.

Ai tha se nuk duhet të bëhemi shembull si shtetet e tjera, pa e apostrofuar asnjë, por te bëhemi shembull i vetvetes, të b ëhemi shembull i mirë edhe për të tjerët. Krasniqi tha se këtë mundësi e kemi, andaj duhet ta shfrytëzojmë. /Kp