Gjashtë muaj luftë, Ukraina shpenzoi mbi 11 miliardë dollarë për ushtrinë

Janë bërë gjashtë muaj që prej se nisi pushimi rus i Ukrainës.

Që nga ajo kohë kanë humbur jetën shumë njerëz, shumë të tjerë janë shpërngulur nga Ukraina dhe mijëra ndërtesa janë bërë rrafsh me tokën.

Mirëpo, që nga shpërthimi i luftës Ukraina ka marrë miliarda dollarë ndihma të cilat janë duke vazhduar.

Ukraina pret deri në 16 miliardë dollarë më shumë mbështetje financiare këtë vit nga aleatët e saj të huaj, pasi kërkon para për të ndihmuar në përballimin e pushtimit të Rusisë.

Kryeministri ukrainas, Denys Shmygal, tha në një deklaratë se ndërsa vendi mbetet i balancuar financiarisht, ai është mbështetur në ndihmën nga jashtë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Ukraina deri tani ka shpenzuar rreth 11.5 miliardë dollarë për ushtrinë që nga shpërthimi i luftës, si në paga ashtu edhe në blerje pajisjesh dhe mbrojtjesh.