Gjashtë mënyrat për të mos u dukur kurrë keq në foto

Le ta pranojmë faktin se: ju e dini se jeni e bukur. Por, të dukesh mirë para një kamere duhet më shumë se aq.

Është për gjetjen e buzëqeshjes dhe dritës së duhur dhe ta dimë saktësisht çka duhet të veshim dhe si të marrim një pozë, transmeton Telegrafi.
Për t’u dukur sa më bukur në foto dhe për të zbular modelen e fshehur brenda, ne kemi pyetur ekspertët. Shikoni këto këshilla se si të dukeni seksi në foto.

Mendoni mendime të këndshme

A e keni vërejtur se si të famshmit shfaqen në tepihun e kuq me të njëjtën buzëqeshje? Epo, është për shkak se kanë gjetur është më e mira për ta. Merrni telefonin dhe bëni disa foto deri sa e gjeni buzëqeshjen e duhur që jeni të kënaqur.

Jeni të thjeshtë

Jeni të thjeshtë. Mos bëni poza që nuk duken natyrale, jeni të relaksuar dhe ndjehuni rehat. Qëndroni she shpina duhet të jenë drejtë.

Drita e duhur është çelësi

Këshilla bazë për t’u dukur bukur në foto është të gjeni dritën e duhur që kompleton fytyrën tuaj. Shmangni hijet e shpura që theksojnë të metat dhe shkaktojnë hije të errëta nën sy ose nën hundë. Ndriçimi i duhur duhet të jetë nga maja e ballit kah fundi i mjekrës.

Nuk keni një anë të keqe

Fokusoni të gjithë energjinë që të shikoni në kamerë me plot besim dhe lehtësisht ktheni trupin tuaj në njërën anë në tjetrën. Kjo do t’ju ndihmojë për të treguar format “wow”.