Ndërsa Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Juventusi sidomos nëse nuk arrihet Liga e Kampionëve, Tuttosport zbulon se gjashtë lojtarë do të qëndrojnë në Allianz Stadium pavarësisht se a e siguron “Zonja e Vjetë” Ligën e Kampionëve apo jo.
Kontrata e yllit portugez skadon në vitin 2022, por ai mund të largohet nga Juventusi me një vit të mbetur në kontratën e tij nëse “Zonja e Vjetër” nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Tuttosport konfirmon se ylli portugez mund të dorëzojë një kërkesë transferimi nëse Juve humbet klasifikimin në katër pozitat e para.
Mungesa e të ardhurave nga Champions League do ta detyronte klubin të shesë disa nga lojtarët e tyre, përfshirë Adrien Rabiot ose Merih Demiral.
Aaron Ramsey dhe Federico Bernardeschi pritet të largohen, gjithashtu nëse Juventus kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Juan Cuadrado, Leonardo Bonucci dhe Danilo do të qëndrojnë në Allianz Stadium edhe nëse Bianconeri luan në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm.
Për të fituar një vend në Ligën e Kampionëve, Juventus ka nevojë për një fitore në Stadio Dall’Ara kundër Bolognas të dielën, duke shpresuar që Napoli ose Milan të dështojnë të fitojnë kundër Hellas Veronas përkatësisht Atalantas.







