Gjakovë: Tre vëllezërit rrahen për borxh, arrestohen nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar tre vëllezër të komunitet rom, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh, janë përfshirë në rrahje mes veti.

Njëri nga vëllezërit duke tentuar t’i ndajë dy të tjerët ka therur me thikë njërin prej tyre, shkruan Ballkani.info.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre vëllezërit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Rr. “Xhevdet & Ramiz Krasniqi”, mbrëmë në orën 22:00/ Ballkani.info/

loading…