Dy persona janë arrestuar në Gjakovë për shkak të përleshjes fizike që kanë pasur mes vete mbrëmjen e së mërkurës.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, derisa ka njoftuar se si shkak i sulmeve fizike ndërmjet dy të dyshuarve, të dy nga ta kanë përfunduar duke marrë tretman mjekësor.
“Datë 29.12.2021 pas ores 21:00 , ne Rr.”Abdullah Babalija”- Gjakovë, përderisa viktima kishte shkuar tek i dyshuari për tu sçaruar rreth një mosmarrëveshje te mëhershme, i dyshuari menjeherë kishte goditur viktimen me grushte fillimshte ne hundë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (fraktur te hundës) më pastaj ka esklauar situata ku te gjithë persona e perfshirë kane filluar te godasin njeri tjetrin duke i shkaktuar lendime te lehta trupore ne pjese te ndryshme te trupit. Të gjithë personave të lënduar i eshte ofruar tretmani mjekësor”, njofton Gjurkaj.







