Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës se djeshme ka arrestuar një person të komunitetit ashkali nën dyshimin se ka kryer vepër penale-vjedhje.
I dyshuari gjatë arrestimit ka qenë agresiv dhe ka sulmuar zyrtarët policor, duke u shkaktuar atyre lëndime truprore, përcjell Ballkani.info
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Ballkani.info/
Komunikata e Policisë:
Është arrestuar i dyshuari mashkull K/ Ashkali, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale-vjedhje. Gjatë arrestimit, i dyshuari ka qenë agresiv dhe ka bërë rezistencë aktive duke i sulmuar zyrtarët policorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.







