Të shtunën në Gjakovë një person i maskuar ka hyrë në një furrë buke ku ka vjedhur një çantë me para dhe ka goditur njëri nga punonjësit.

Dy viktima (një mashkull dhe një femër) K/Shqiptar-e kanë raportuar, se derisa kishin qenë duke punuar në furrë, një person i panjohur dhe i maskuar u kishte grabitur një çantë dore me një shumë parash dhe në ikje duke sulmuar fizikisht viktimën mashkull i kishte rënë çanta me para dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një biçikletë dhe një sopat të cilat dyshohet se i kishte lënë i dyshuari ndërkaq rasti është duke u hetuar.