Gjakovë/ Femra njofton policinë: Ky person më shfrytëzoi seksualisht, tha se do martohej me mua!

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për nxitje të akteve seksuale, me premtim të rrejshëm të martesës.

Në fshatin Brekoc të Gjakovës, është arrestuar një person, pasi dyshohet të ketë shfrytëzuar seksualisht një femër, duke i dhënë premtim se me të do të martohej.

“Fsh. Brekoc, Gjakovë 11.01.2021-21:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare me premtimin se me të njëjtën do të martohej. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar. Rasti është duke u hetuar.