Gjakovë

Gjakovë, dy raste të dhunës në familje

Të hënën në Gjakovë janë shënuar dy raste të dhunës në familje, përcjell Klan Kosova.

Në rastin e parë, është arrestuar një i dyshuar i cili në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rastin e dytë, një viktimë femër ka informuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të ndihmës mjekësore është dërguar në shtëpi të sigurt.

Njësitë policore janë në kërkim të personit të dyshuar, njofton Policia e Kosovës.