Gjakovë: Arrestohet një person dhe sekuestrohen armë e municion

Policia në Gjakovë njofton se derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast lidhur me një kontest pronësor në fshatin Madanaj të kësaj komune, rreth orës 11:15 kanë arritur të sigurojnë informacion se i dyshuari Gj. Gj., 45-vjeçar, kishte në posedim armë.

Bëhet e ditur se pas kontrollimit të tij, në posedim i janë gjetur dy pistoleta me nga dy karikatorë dhe 20 copë fishekë të cilët i janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë, si dhe ndaj tij është iniciuar rast “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.