Gjakovari arrestohet për ngacmim seksual ndaj një vajze

Një rast i ngacmimit seksual ndaj një vajze ka ndodhur në Gjakovë.

Policia ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore pasi i njëjti dyshohet se e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale një vajzë.

NGACMIM SEKSUAL/Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Ballkani.info