Gjakovë

Gjakova bëhet me parkun solar

Inaugurohet kompania për energji të pastër “Eko park” në Gjakovë , një ndër kompanitë më të mëdha në rajon për energji solare.

Projekti i investuar nga Devolli Group me mbështetjen e kompanisë Solea AG nga Gjermania është vlerësuar lart nga kryetari komunës së Gjakovës Ardian Gjini, i cili tha se një park i tillë jo vetëm që është i qëlluar për kompaninë por është i qëlluar për të gjithë ne dhe Kosova do të ketë më shumë energji të pastër. Ai shpreson që të ketë më shumë investime të tilla.

Drejtori ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve të Kosovës Astrit Panxha, tha se është një investim jashtëzakonisht i rëndësishëm me investim që e bën Kosovën me parkun më të madh në rajon për energji të pastër.

Sipas tij, Kosova po hyn në hartën e vendeve që është duke investuar në energjinë solare.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë në Tiranë, Nikolin Jaka me këtë rast tha se ky investim tashmë është një model në vepër jo më me ligjërata.

Georg Sterner – Solea AG ka vlerësuar lartë këtë projekt për çka tha se Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë një energji të pastër që është edhe strategji e BE