Sulmuesi francez

Giroud gjithnjë e më pranë Interit

Sulmuesi i Chelseat, Oliver Giroud, është afër arritjes së një marrëveshje me Interin, pretendon L’Equipe.

33 vjeçari ka humbur minutat në ‘Stamford Bridge’ pas ardhjes së Frank Lampard, duke u paraqitur vetëm shtatë herë këtë sezon.

Reprezentuesi francez është lidhur me një transferim te Interi, të cilët kanë nevojë për përforcime, veçanërisht në ofensivë, pasi iu është lënduar Alexis Sanchez.

Është L’Equipe që raporton se Giroud është pranë dakordimit të kushteve personale me Interin.

Giroud dëshiron një skuadër ku do të ketë më shumë minuta në dispozicion para Euro 2020, për të ruajtur vendin te Kombëtarja e Francës