Gigi Hadid nuk ka lindur vajzën në spital: Ky është vendi që zgjodhi ajo

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë.

Ata u bënë prindër të një vajze, emrin e së cilës nuk e kanë zbuluar ende për publikun e gjerë.

Ndërkaq, detaje të reja po dalin në sipërfaqe sa i përket lindjes së modeles.

Gigi nuk e ka sjellë vajzën në jetë në maternitet. Po, e lexuar mirë! Modelja ka lindur në shtëpinë private në fermë, të cilën Zayn e bleu enkas për të shoqen dhe të bijën. Mësohet se ferma ndodhet në një zonë rurale në Pensilvani, fare pranë një tjetër prone personale të Yolanda Hadid.