“Gëzuar Shën Valentinin” – Flori Mumajesi shfaqet shumë i afërt me Efin e Big Brother

Këngëtari, Flori Mumajesi ndonëse shfaqet rrallë në media, gjithmonë krijon lajm duke bërë lëmsh ndjekësit.

Së fundmi, këngëtari ka postuar një foto provokuese me ish-banoren e ‘Big Brother VIP 2’, Efi Dhedhes.

Në foto shfaqet këngëtari duke e puthur në faqe, ndërsa Efi e ka shoqëruar postimin e saj duke ironizuar me fjalët: “Gëzuar Shën Valentinin”.

“Gëzuar Shën Valentinin”/ Flori Mumajesi habit me gjestin

Mumajesi është përfolur për një lidhje me gazetaren nga Kosova, Liberta Spahiu, por asnjëri nga të dy nuk e ka konfirmuar.