Getinjo: Jam paragjykuar shumë për tatuazhet dhe tekstet

Getinjo është njëri ndër reperët më të dashur për publikun.

Muzika e tij e bën atë të kërkohet në shumë koncerte.

Por që nga fillimi i karrierës së tij ai është komentuar shumë për tekstet që ai bën.

Reperi së fundi ishte i ftuar në “Libero” ku ka folur shumë rreth pjesës së paragjykimeve, e të cilat ai i ka përballuar çdo ditë.

Në fjalimin që ka mbajtur, artisti thotë se ka qenë i paragjykuar më shumë për tatuazhet e shumta dhe tekstet.

“Edhe unë bëj pjesë prej atyre personave që kam qenë i paragjykuar prej njerëzve, kështu që paragjykimet te ne në Kosovë te ne shumicë shqiptare është shumë nivel i lart. Desha të bëj një mesazh për të gjithë njerëzit që janë të paragjykuar, vazhdoni ëndrrat e juaja, qëllimet, vizionet, nuk ka lidhje çfarë jeni të trashë, a keni tatuazhe, a mbani syze apo nuk i keni kushtet, çdo gjë që e doni e keni pasion, ndiqni. Te ne shumë ka njerëz që nuk dinë vet ta bëjnë, e kundërshtojnë të tjerët, japin kritika, ofendime. Unë më së shumti kam luftuar gjithë këto vite që ta heqim këtë gjë prej atyre që na përcjellin, shikuesit apo dëgjuesit janë ata që paragjykojnë më së shumti. Kam qenë i paragjykuar më shumë për tatuazheve dhe për temën e teksteve”, ka rrëfyer Getinjo.

Ai së bashku me Mozzik vazhdojnë të thyejnë rekorde.