Getinjo: Jam burrë që i respektoj femrat shumë

Prej javësh reperi i njohur, Getinjo ka nisur rrugëtimin e tij në Big brother VIP.

Reperi nga Ferizaj tashmë është kthyer në një prej banorëve më të komentuar.Reklama

Që në ditët e para ai është parë i afërt me banoren tjetër, Vivien dhe dyshja janë drejt një romancë ku nuk kanë munguar puthjet dhe momentet intime me njëri-tjetrin.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Krahas kësaj, Getinjo po përfshihet edhe në debate teksa sot (e diel) bëri një deklaratë në lidhje me femrat.

Reperi iu bashku Vivienit dhe Gresës duke thënë se ai është një burrë që i respekton shumë femrat.