Getinjo i reagon fansit për lidhjen me Vivien

Getinjo dhe Vivien po shijojnë momentet së bashku jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ditën e të dashuruarve e kanë festuar në një vend mjaftë romantike, madje reperi ka postuar një foto krahë Vivienit duke shkruar  “Na shkoftë mbarë”.

Pas kësaj ka pasur urime të shumta për dyshen, por ka habitur një replikë e Getinjos që i ka bërë një fansi.

“Ky gytrra, kurrë nuk kish pas femër në dorë”, ka shkruar një fans.

Dhe kundërpërgjigjja e reperit ishte: Në dorë kam pas ama në zemër jo. Pije naj OKI se të kalon./Shqip.com/

Getinjo dhe Vivien filluan lidhjen brenda shtëpisë së BBVK.