Getinjo i habitur pasi mëson se fansja e ka quajtur vajzën e saj “Getinja” në nderim të tij

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.

Ai ka me mijëra fansa dhe është i ndjekur nga një numër i madh prej tyre në rrjetet sociale.

Siç rëndom edhe mund të iu ndodh të famshmëve, ai shpesh merr me qindra mesazhe nga ndjekësit e tij të shumtë.

Foto: Getinjo/Instagram

Së fundmi, reperi nga Ferizaj publikoi për fansat e tij një mesazh që kishte marrë nga një fanse, e cila i kishte shkruar atij simpatinë që ka për të.

Madje në mesazhin e dërguar në InstaDirect, fansja i kishte treguar atij se ka lindur dy vajzave, njërën prej të cilave e ka quajtur Getinja në nderim të tij.

Foto: Getinjo/InstaStory

Kjo gjë e ka lënë pa gojë reperin e hitit “Tony Montana”, i cili ka publikuar një emoji të habitur në mbishkrimin e mesazhit të ndarë me ndjekësit.

Getinjo po vazhdon përndryshe të jetë mjaft aktiv këtë verë me projekte muzikore dhe koncerte.