Getinjo e konfirmon ndarjen nga Vivi: Kam nevojë të rri vet

Getinjo në një story të tij në Instagram ka lënë të kuptohet se ai tashmë është ndarë nga Vivien, vajzën me të cilën ishte lidhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Në Story ai shkruan se ka nevojë të rri vetëm dhe se ka vendosur të largohet pak nga rrjetet sociale.

“Shihemi ndërkohë. Ju dua”, ka shkruar ai.

Këngëtari e ka hequr Vivin nga ndjekësit në Instagram.

Njëjtë ka bërë edhe Viviv me Getinjon, raporton Gazeta Express

Të dy, ka pasur debate dhe mospajtime edhe sa ishte brenda shtëpisë së BBVK-së.

Kjo është një bisedë mes tyre sa ishin  të izoluar në shtëpi.

Getinjo: “Je shumë fake. Më ke thyer. Në raportin mashkull femër e di që mashkulli është gjithmonë fajtor. Por në këtë rast kam dëshmitar.”

Vivien: “Nuk ta lejoj të më shkelësh. Se kam respekt për vetën time. Se je ti nervoz të gjithë jemi nervoz. Gjithmonë të kam ardhur me të mira. Një fjalë me të thënë ti kthehesh e rrotullohesh.” Ka thënë Vivi ndërsa reperi duket se i ka vënë kapakun përfundimisht kësaj marrëdhënie.