Getinjo: E kam përjetuar edhe unë ndjenjën e lirimit nga burgu në ditën e ditëlindjes

Reperi i njohur, Arkimed Lushaj – Stesi, është shpallur në gjendje të lirë të premten, teksa bëri daljen e tij nga burgu në orët e para të së shtunës.

Rastisi që dita e lirimit të tij nga qendra e burgut të jetë në ditën e ditëlindjes së tij.

Teksa ka publikuar një video në Instagram nga momenti i daljes nga burgu, të shumta kanë qenë komentet që ka marrë nga fansat dhe kolegët e tij.

Njëri prej tyre që ka komentuar ka qenë edhe kolegu i tij, reperi nga Ferizaj, Getinjo.

Ai ka shkruar se një ndjenjë të tillë e kishte përjetuar edhe vet disa vjet më parë, duke e përshkruar atë si ndjenjën më të mirë në botë.

“Zoti i madh është. E kam përjetuar këtë ndjenjë dhe unë lirimin në datën e lindjes. Qofsh gjithmonë i lumtur vëlla ti dhe familje jote. Mirë se erdhe ushtari i rrugës”, ka qenë komenti i Getinjos.

Ndërkohë ai vet nuk është prononcuar ndonjëherë në intervista lidhur me faktin se ka qenë ndonjëherë në burg.