Gërxhaliu: Shumë nga gratë e dhunuara tentuan të vetëvriteshin

Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njëherësh edhe doktor me profesion, Shukri Gërxhaliu ishte ndër të parët që dëgjoi historitë e dhunimeve të viktimave të luftës së Kosovë

Ai në emisionin Frontal në T7 ka thënë se gratë e dhunuara jo gjithmonë kanë hasur mirëkuptim nga familjet.

Gërxhaliu ka treguar se si i kishte trajtuar ato.

“E kishin vështirë, çajshin e shpesh herë edhe dorëzoheshin nuk mundin të tregonin, Lotët i tradhtonin e edhe dhimbja po ashtu. Por u kam thënë se nëse ndiheni keq vazhdoni shkoni në shtëpi e mandej shkruani. Ato të gjitha kanë shkruar historitë e tyre”

Ai ka treguar se krejt punën me viktimat e dhunës seksuale nga ushtria serbe e kishte bërë krejt në mënyrë të fshehtë.

“Pacientet kanë mundur të vijnë pas orarit tim të punës në QKMF-në e Vushtrrisë. Ato kanë mund të vijnë kurdo që kanë pasur kohë të vijnë dhe nuk e ka ditur askush se çfarë pune po bëjë unë”, ka thënë Gerxhaliu.

Gërxhaliu ka thënë se ka pasur edhe raste kur kanë tentuar të bëjnë edhe vetëvrasje.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ushtria serbë kishte dhunuar seksualisht rreth 20mijë viktima, përfshi edhe fëmijë.