Do të shpërthejë luftë e gjithanshme në rajon, ka deklaruar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, duke folur në një intervistë për median kroate Vecernji List.
Kjo po ndodhë për shkak të tolerimit të vazhdueshëm që Perëndimi po i bënë politikës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, shtoi Gërvalla.
“Vuçiç është zgjatim i dorës së (Vladimir) Putin-it dhe nëse Perëndimi vazhdon t’i tolerojë veprimet e tij, në rajon do të shpërthejë një luftë e gjithanshme”, pohoi Gërvalla, citon mediumi kroat.
Gjatë kësaj interviste, kryediplomatja kosovare ka theksuar se procesi i dialogut është i bllokuar nga presidenti i Serbisë, Aleksandqr Vuçiq, i cili sipas saj nuk është i interesuar për një zgjidhje të qëndrueshme të problemit.
“Javën e kaluar ne patëm një takim në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe të sigurisë. Mirëpo, doli të jetë e pamundur për ndonjë marrëveshje, meqë dialogu është i bllokuar nga Aleksandër Vuçiq.
“Ky është thelbi i problemit sepse dialogu mund të jetë i suksesshëm vetëm kur të dyja palët duan rezultate. Nëse pala tjetër as që mendon të arrijë rezultate, si Aleksandër Vuçiq, atëherë koha e investuar është e humbur”, potencoi ajo.







