Donika Gërvalla

Gërvalla viziton selinë qendrore të NATO-s, do të kërkojë anëtarësim të shpejtë

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar një vizitë pune në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel.

Gërvalla pritet të takohet me personalitete të larta drejtuese të strukturave civile dhe ushtarake në NATO, si dhe me ambasadorët e shteteve aleate në NATO.

Nga kjo ministri thonë se Gërvalla do të kërkojë thellimin e bashkëpunimit dhe përshpejtimin e proceseve integruese euroatlantike deri në anëtarësim të plotë në NATO të Republikës së Kosovës.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, sot ka filluar një vizitë pune një ditore në selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, ku do të takohet me personalitete të larta drejtuese të strukturave civile dhe ushtarake në NATO, si dhe me ambasadorët e shteteve aleate në NATO.Vizita e Ministres Gërvalla po realizohet në një kohë kur Evropa po kalon nëpër sfida kritike, cenim të vazhdueshëm të paqes dhe sigurisë si dhe influencës malinje në Evropë dhe në rajonin tonë”, thuhet mes tjerash në një njoftim në Facebook.